• |
ide | kryesore

VIDEO/ Putin qeras Erdoganin me akullore

Lajme, Të fundit



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qerasur me një akullore homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi të dy udhëheqësit morën pjesë në shfaqjen ajrore Maks.

“Do paguash edhe ti për mua?” – pyeti Erdogan.

“Patjetër. Je i ftuari im” – iu përgjigj Putin që ka nxjerrë edhe paratë.

Mbi 800 biznese nga vendet të ndryshme po marrin pjesë në ngjarjen MAKS-2019, për të cilën Rusia shpreson se do të rrisë shitjet e avionëve të prodhuar rusë.

Presidenti Vladimir Putin tregoi avionin e ri luftarak të Rusisë Su-57. Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *