• |
ide | kryesore

Video/ Traversat dhe errësira ndalin Tiranën në Selman Stërmasi: pikë e çmuar për Teutën

F1, Sport, Video



Barazim 0-0 mes Tiranës e Teutës por që duket se do të ketë edhe zhurmë nga pas, jo vetëm për rastet e shpenzuara nga bardheblutë, që mund të kishin ruajtur të vetëm kreun e klasifikimit, pas dy javëve të para, por edhe për dy episode, që do të bëjnë polemika: goli jo gol i Hoxhallarit dhe penalltia e pretenduar në pengimin e Halilit. Në fund një barazim, i cmuar për Teutën, jo dhe aq për Tiranën, në maratonën 150 minuta të Selman Stërmasit, ku do të mbahet mend edhe fikja e prozhektorëve, që shtyu ndeshjen kaq gjatë.

Tekniku, Ardian Mema, preferoi Ngo’o nga minuta e parë, ndryshe nga ndeshja e parë ku në sulm ishte Dunga. Pjesa tjetër nuk ndryshoi dhe as inistimi i bardhebluve në kërkim të golit. Durrësakët e Shkëmbit ishin të orientuar të mos pësonin, duke bërë betejë në mesfushë, por duke krijuar fare pak mundësi për Nikac, deri në errësirën që ndërpreu ndeshjen për 40 minuta. Prozhektorët u fikën dhe në pritje të rindizeshin Hamitaj u detyrua madje, me miratimin e kapitenëve të skuadrës, të rifillonte ndeshjen ende jo me ndriçimin optimal.

Tirana u duk skuadra më e mirë, por edhe e pafat: Hoxhallari goditi menjëherë pas rinisjes, nga goditja e dënimit, duke detyruar Frashërin të largojë në vështirësi, më pas topi shkon te Ngo’o, që gjen vetëm traversën, por bardheblutë pretendojnë se topi e kishte kaluar vijën fatale në momentin e goditjes së Hoxhallarit. 13 minuta më vonë Tirana reklamoi një tjetër mundësi për të zgjidhur ndeshjen, por Hamiti nuk e gjykoi penallti pengimin brenda zonës të Halilit, pavarësisht protestave të bardhebluve.

Në fund një tjetër traversë, në minutën e 85, në konkluzionin e Hasanit, që nuk ndyrshoi dot fatet e lojës. 4 pikë për Tiranën në dy ndeshje, aq sa edhe Teuta, por sinjalet që dhe skuadra e Memës ishin ato të duhura, me përjashtim të sjelljes nervoze të Ngo’o, pas zëvendësimit me Dungën. E është pikërisht këtu, që Tirana duhet të ketë kujdes…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *