• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tymi zjarreve të Amazonës ndërpret ndeshjen e futbollit

Syri i Lapsit



Vijon djegia e pyjeve në Amazonë. Situata alarmante ka ndikuar në jetët e banorëve përreth, madje edhe në një ndeshje futbolli. Teksa po luhej sfida e kategorisë së tretë të futbollit brazilian mes Atletico Acreano dhe Luverdense, stadiumi u mbulua nga tymi duke detyruar gjyqtarin që ta ndërpresë ndeshjen për 7 minuta.

Takimi u ndërpre vetëm pasi ishin luajtur 6 minuta, por shikueshmëria në fushë u bë thuajse e pamundur. Në sfond shihen edhe vatrat e zjarrit në pyll. Të dhënat satelitore kanë regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në rajonin e Amazonës deri më tani, ku shumica janë shkaktuar gjatë këtij muaji.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *