• |
ide | kryesore

Zbulohet emri/ Kush është ish-polici që u ekzekutua në atentat në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një atentat i tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë rreth orës 22.15. Një person është ekzekutuar brenda në makinën e tij tip BMW X5 në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e ish-Kinostudios. Burime paraprake thanë se viktima është Santiago Malko, 26 vjeç.

Në 2016-ën ky person ka punuar për pak kohë si pjesë e policisë së shtetit pjesë e patrullave. Pas lënies së detyrës në polici, ai ka pasur një konflikt në muajin prill që lidhej me çështjen e basteve sportive me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi. Ish-polici u arrestua pasi gjatë sherrit ka nxjerrë armën duke tentuar të qëllojë në drejtim të vëllezërve.

Burime në vendin e ngjarjes thonë se autorët janë larguar më pas për të humbur gjurmët në drejtim të Freskut. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *