• |
ide | kryesore

Zgjidhja e krizës, Basha: Vetëm me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur se i përmbahet formulës së parashtruar për zgjidhjen e shumëfishtë të vendit: largimit të kryeministrit Edi Rama dhe krjimit të një qeverie tranzitore që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Zgjidhja e kësaj krizë kalon mes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë më ato lokalet. PD dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, pjesë e këtij takimi ishte dhe takimi i sotëm me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën”- tha Basha në një deklaratë për mediat.

Më tej, kryedemokrati bëri të ditur se në shtator do të zhvillohen protestat e radhës dhe paralelisht me to, në vijim të aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Së bashku me shqiptarët, opozita vec protestave që do të jenë edhe më të mëdha e të fuqishme, do të fokusohet në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, në rrafshin e përditshmërisë. Po punojmë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me grupet e interesit, dhe nga ana tjetër për platformën për Shqipërinë si Evropa, që jemi gati që bashkë me shumicën e shqiptarëve të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhenë fund problemeve që kanë bllokuar perspektivën evropiane të vendit”- është shprehur Basha.

Lidhur me datën 13 tetor të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, Basha ka thënë se:  “13 tetori është tregues i kapje së institucioneve nga Rama dhe paligjshmërisë në të cilat është zhytur KQZ. Ata kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një provë se me Ramën nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor, as kur kandidon vetëm, ose jo”.

 



5 Comments

  1. Atehere ulu tani ne tavoline me palloshin e anetes , veji perpara te gjitha ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore dhe pastaj krijo nje qeveri tranzitore me jetegjatesi jo me te vogel se nje vit . Gjate ketij viti ti keni bere te gjitha ndryshimet dhe rregullimet dhe ne fund te shkohet ne zgjedhje .

  2. O deshtak i lindur po pse nuk e thua troç ti qe nuk do te vish ne pushtet,pasi kete film e pame njehere dhe i rrujte trapin Rames,keshtuqe edhe ne shtator me kete mendje qe ke ti prape do ti rruash trapin,pasi do te kapi 2021-shi rrugeve dhe atehere do te jete shume vone,a nuk e kupton qe po e çon PD-ne drejt zhdukjes o pederast?!

    1. I paemer dhe I patru. Basha avash avash po e ben shelegun dash. Rama eshte tejet I diskredituar ne syte edhe vete rilindase te thjeshte qe vec per inerci e mbeshtesin. Neser nese do te kete drejtesi dhe shtet ligjor nje burg I gjate do I perqafoje Ramen, ate pallen e KQZse qe shpall nul dekretet presidenciale si dhe ca gjiknure, beqe dhe ahmetaj qe ne rastin me te mire do jene ne listat VIP te interpolit sepse kane shitur cdo pasuri shqiptare shemtuar. E vetmja arsye qe Rama mbetet akoma ne pushtet jane aleanca okulte me Erdoganin si dhe segmentet sorrosiane brenda diplomacise amerikane. Por kjo e shpeton sot per sot. Neser e ka ne bythe sh thelle.

  3. NDRYSHIMET BASHA NDRYSHIMET LIGJORE KJO ESHTE DETYRA JOTE . DHE PASTAJ NESE PALLOSHI I ANETES NUK DO , REVOLUCIONIN E BENE VETE POPULLI . JEPI BESIM POPULLIT DHE E SHIKON TI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *