• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Itali, Salvini mbetet në opozitë

Lajme, Të fundit



Lideri i Partisë Demokratike së qendrës së majtë, Nicola Zingaretti dhe lideri i lëvizjes populiste “Pesë Yjet”, Luigi di Majo janë shprehur se kanë rënë dakord për të formuar një koalicion qeverisës.

“Mendojmë se ia vlen të provojnë një eksperiencë të tillë” – tha Zingaretti pas takimit këtë të mërkurë me presidentin Sergio Matarella, që ishte edhe afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.

Është rënë dakord që Giuseppe Conte të qëndrojë si kryeministër. Kjo administratë e përbashkët do të shërbejë deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2023. Presidenti Matarela u takua me liderët e dy partive këtë të mërkurë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.

Nëse nuk do të arrihej marrëveshja, Matarela do të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Të martën lideri i Lëvizjes Pesë Yjet Luigi Di Maio mirëpriti atë të cilën e cilësoi si gadishmërinë e Partisë Demokratike për të pranuar rivendosjen e Contes si kryeministër.

Vendimi i tij erdhi pasi ministri i brendshëm Matteo Salvini kërkoi mocion mosbesimi ndaj Contes. Ky i fundit e kritikoi Salvinin duke e cilësuar të papërgjegjshëm. “Lega Nord” e Salvinit qeverisi me “Pesë Yjet” për 14 muaj, por Salvini e prishi koalicionin duke thënë se s’mund të punojë më me partnerët e tij. Tashmë Matteo Salvini dhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni i “Forza Italia” kërkojnë zgjedhje të parakohshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *