• |
ide | kryesore

Artistet e huaja mbështesin fushatën për abort

Paparazzi, Slider



Një grup prej gati 140 muzikantësh, duke përfshirë Ariana Grande, Lizzo, Billie Eilish dhe Dua Lipa, kanë nënshkruar një letër të hapur në mbështetje të të drejtave të abortit në SHBA.

“Ndalimi i abortit po heq lirinë tonë,” shkruajnë artistet në këtë letër.

Disa shtete kanë sjellë ligje më të rrepta për abortin kohët e fundit. Letra është pjesë e një fushate nga organizata e shëndetit riprodhues “Prindërim i Planifikuar”.

“Askush nuk është i lirë nëse nuk kontrollon trupin e tij”, është parrulla e kësaj nisme.

“Çdo person meriton të drejtën të kontrollojë trupin e tij, jetën dhe të ardhmen”, thotë Billie Eilish, një nga yjet që ka nënshkruar letrën.

Letrën e kanë firmosur disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës duke përfshirë Demi Lovato, Miley Cyrus, Nicki Minaj, Lady Gaga, Dua Lipa.



1 Comment

  1. Po domosdo juve kokrrat e KARAKURVAVE do i mbroni keto teza qe skeni derman slate shkop gardhi ne kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *