• |
ide | kryesore

Balla: Për rastin e Valdrin Pjetrit përgjegjësia është krejtësisht personale

Lajme



Në një mbledhje që zgjati rreth 2 orë, kryesia e Partisë Socialiste diskutoi gjerësisht për situatën në Shkodër. Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Taulant Balla tha se i ka kërkuar ai vetë dhe kryeministri falje popullit të Shkodrës për kandidatin e tyre, por shtoi se përgjegjësia është totalisht personale.

“Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen. Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave. Ligji i dekriminalizimit është ligj është i rëndësishëm. Përgjegjësia në këtë rast është personale.

Dekriminalizimi bëhet përmes mekanizmave. PS do të vazhdojë të jetë forca motor e reformimit të brendshëm dhe për vendin. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd. Nëse PD ka ushqyer Xhelal Mziun në burg, ne kurrë nuk e kemi bërë këtë”, – tha Balla.



2 Comments

  1. E kush je ti qe gjykon dhe vendos??! Prit se jane organizmat e prokurorise (qe eshte e kapur nga ju) qe do thone nese eshte pergjegjesi personale apo eshte krim ne bashkepunim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *