• |
ide | kryesore

Berisha tregon detaje të tjera nga vrasja: Ish polici shoqërohej me Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar të dhëna të reja për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmë në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, thekson se Santiago Malko ishte në ndjekje për një vrasje dhe një plagosje, por dosjet e tij sipas ish-kryeministrit mbylleshin. Madje Berisha shkruan se viktima shoqërohej së fundi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Polici dixhital jep të dhëna tronditëse për Santiago Malkon, i cili u ekzekutua e mbrëmë në Tiranë.

Ai ndiqej për vrasje dhe plagosje, por dosjet e tij mbylleshin. Se fundi shoqërohej me Saimir Trafikun.

Lexoni denoncimin e tij. sb

Lexoni mesazhin e tij

Përshëndetje DR jam punonjës i policisë desha te informoj per personin qe u ekzekutua mbreme ne Tirane .Ai eshte Santjago Shefqe Malko. Muajin e fundit ishte pare ne shoqerin e Sajmir Tahirit

Santjago eshte datelindjes 02.02.1993 banues ne Tiranë

Sipas Informacioneve rezylton se me date 31.12.2018 Sht.Santjago Malko shpallet ne kerkim me kartele ”Roze”, pasi ne proçedim penal nr 5113, viti 2018 autor i dyshuar i Vepres Penale ”Vrasje me paramendim ” & ”Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake ”, e parashikuar nga neni 78-25,278 te Kodit Penal.E ndjek seksioni i Per Krimet ndaj Jetes Tirane.

I eshte anulluar kerkimi me date 05.04.2019.me date 22.10.2010 rreth ores 14:25 u muar njoftim nga salla operative se ne rrugen ‘violeta manushi’, tek kodra e priftit ndodhej nje shtetas qe kerkon ndihme. menjehere kaluam ne adresen e dhene dhe aty morem kontakt me shtetasin Santjago Malko dhe motren e tij Djana Mahmuti, te cilet pretendonin se faturuesi i energjise elektrike kishte hyre ne banese dhe duke perfituar nga mungesa e familjareve, kishte tentuar te perdhunonte vajzen e saj Edisa Mahmuti, e vitlindjes 1998. nga ana jone u be shoqerimi ne komisariat i faturistit te energjise elektrike , shtetasit Bajram Demiri per veprime te metejshme proceduriale. gjate shoqerimit nuk pati problem.

me date 14.04.2016, ne oren 22.00, u arrestua ne flagrance shtetasi ‘’Santjago Malko’’ sepse ne oren 11.00, ne rrugën ‘’Myslym Shyri’’ gjate nje konflikti ka goditur me nje arme tip pistolete (nuk ka numër dhe as tip arme) duke e përdorur si send per ta goditur por pa e shkrepur, shtetasin ‘’Edmond Naim Lashi’’ u sekuestrua ne cilesine e proves materjale një arme pistolete dhe kater fishek”, shkruan Berisha.

5 Comments

  1. ridhjerjet e stalinit qihen ne gjini nder vehte si rama qe i la gruan baba kristaqit apo gruan tjeter quqit e lere te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu