• |
ide | kryesore

Champions, pritja mbaroi: gjithçka duhet të dini për shortin e nesërm dhe ndarjen në grupe

F1, Sport



Ende pak orë dhe skuadrat e mëdha të Europës do të njohin rivalët e tyre në fazën e grupeve të Champions League. Shorti është në program të enjten në orën 18.00 në Montecarlo. Në pritje të tre skuadrave të fundit, janë 29 ato që kanë marrë të drejtën e hyrjes.

Tre skuadrat e fundit do të përcaktohen nga ndeshjet e mbrëmjes së sotme: Ajax-Apoel Nicosia, Club Brugge-Lask e Slavia Praga-Cluj. Vetëm në përfundim të këtyre ndeshjeve do të kompletohen vazot, që gjithësesi do të ndahen në këtë mënyrë.

VAZO E PARË
Liverpool
Barcellona
Bayern Monaco
Chelsea
Juventus
Manchester City
Paris Saint-Germain
Zenit

VAZO E DYTË
Real Madrid
Atlético Madrid
Borussia Dortmund
Napoli
Shakhtar Donetsk
Tottenham
Benfica

VAZO E DYTË OSE E TRETË:
Lione

VAZO E TRETË
Bayer Leverkusen
Salsburg
Olympiacos
Valencia
Inter
Dinamo Zagreb

VAZO E TRETË OSE E KATËRT:
Lokomotiv Moscow
Genk

VAZO E KATËRT
Galatasaray
Red Bull Leipzig
Crvena Zvezda
Atalanta
Lille

SI FUNKSIONON SHORTI
Skuadrat ndahen në katër vazo. Vazo e parë është e formuar nga kampionët në fuqi, fituesja e Europa League e nga fituesit e kampionateve me ranking-un më të lartë. Vazot nga e dyta tek e katërta, përcaktohen nga renditja e klubeve.
Asnjë skuadër nuk mund të përballet me një tjetër të të njëjtës federatë. Për më tepër, si ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i UEFA, skuadrat e Rusisë e Ukrainës nuk mund të jenë në të njëjtin grup. Në rast të Federatave me dy ose më shumë përfaqësues, skuadrat do të rregullohen në mënyrë që ti ndajnë ndeshjet mes të martës e të mërkurës.

TË GJITHA DATAT E SEZONIT
17/18 shtator: faza e grupeve, java e parë
1/2 tetor: faza e grupeve, java e dytë
22/23 tetor: faza e grupeve, java e tretë
5/6 nëntor: faza e grupeve, java e katërt
26/27 nëntor: faza e grupeve, java e pestë
10/11 dhjetor: faza e grupeve, java e gjashtë

16 dhjetor: shorti i 1/8 të finaleve

18/19/25/26 shkurt: 1/8 e finaleve, vajtja
10/11/17/18 mars: 1/8 e finaleve, ardhja

20 mars: shorti i cerekfinaleve e gjysëmfinaleve

7/8 prill: cerekfinalet, vajtja
14/15 prill: cerekfinalet, ardhja
28/29 prill: gjysëmfinalet, vajtja
5/6 maj: gjysemfinalet, ardhja

E shtunë 30 maj: finale – Atatürk Olimpiyat Stadıum Stamboll



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *