• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “Kryeplaku në Krujë mbjell kanabis, mbrohet nga Rrahman Rraja”

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ditën e sotme një denoncim të radhës për një rast të kultivimit të lëndës narkotike të llojit “canabbis sativa” në vend.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka ndarë me ndjekësit mesazhin e një “qytetari digjital”, banor në fshatin Noje në Krujë, sipas të cilit kryeplaku Haxhi Murati, së bashku me Policinë e Krujës, “po u mbrojn pushtetarve parcelat ne droge”.

Madje, më tej, denoncuesi shton se po ashtu Haxhiu mbjell kanabis, si edhe i vëllai dhe djali i tij, por “kto te ps e lejn kryeplak nga qe i ka mbledh vota rahman rrajes dhe sguxon kush ta largoj”.

 

Postimi i Berishës

Mos e prek, mbrohet nga narkoshtetit!

Ne Noje te Krujes policia e Edvin Droges dhe gjeneral Hashashit ruan plantacionet e pushtetareve me kanabis.

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

pershendej dr.s berisha dua te denancoj ne fshatin e krujes ne noje kryeplaku Haxhi murati bashke me policin e krujes po u mbrojn pushtetarve parcelat ne droge ,kam denancu as i polic nuk ka hy ti prishe der tani .kryeplaku mbjell vet kanabis djali vet edhe vellai vet dhe kto te ps e lejn kryeplak nga qe i ka mbledh vota rahman rrajes dhe sguxon kush ta largoj .

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *