• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati shigjeton Ramën: Socialistët duhet të kërkojnë falje për Valdrin Pjetrin

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e kryesisë, por në përfundim të saj ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehu rezerva për sjelljen e mazhorancës duke analizuar rastin e kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Bushati tha para gazetarëve se ky fenomen duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj emrat më të mirë.

“Është e hijshme që fillimisht këto çështje të trajtohen brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes një fenomen që duhet ta trajtojmë.

Kjo çështje nuk mund të trajtohet as me shkarkime në masë.

Kjo është një çështje shkon përtej mureve të një organizate politike pasi në fund të ditës jemi politikanë dhe kemi përgjegjësinë për të hapur një debat për të trajtuar rrënjën e këtij fenomeni. Rrënjët e këtij fenomeni kanë nevojë për një reformë brenda partive politike.

Unë kam pasur mundësi për t’i trajtuar brenda PS-së sepse tek e fundit jemi një familje e vetme dhe meritojnë të trajtohen brenda strukturave. Por pas asaj që ndodhi në Shkodër, duhet në reagim më agresiv, nuk është një çështje që duhet të trajtohet vetëm në mënyrë ligjore e proceduriale, tanimë kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike.

Nuk jemi as prokuror as gjyqtar, por kemi përgjegjësinë si politikan për të pranuar rrënjët e këtij fenomeni dhe luftimin e tij. Them se ka nevojë për një reformë të thellë të partive politike. Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi “na falni për rastin në fjalë”. Ne na takon të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike, të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sistemin imunitar për një jetë tjetër politike

Unë po flas vetëm për çështje që kanë adresuar. Ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk ka pse ndihet i ligështuar për shkak të vendimmarrjeve që ne kemi ndërmarrë në ndonjë rast, por e rëndësishme është që ne ta shfarosim këtë fenomen” – tha ai. Ditmir Bushati ishte koordinator i kryesisë për SHkodrën, por u largua nga Rama që e zëvendësoi pikërisht me Valdrin Pjetrin. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ky skuthi eshte i perzier koke e kembe me ceshtjen “Pjeter Mustakuqi”. E beri per hakmarrje dhe jo parimisht, e kush shet moral froco-ja qe duke pasur sa te donte trangull bio ne Shqiperi, shkoi deri ne Brazil per banane. Shikoni njerezit qe ky pleu ka cuar ne Perfaqesi dhe konsullatat ne Itali te cilet kane nxjerr dosjet e plurosura te kuestures, per Pjetrin.

  2. Dridhu e perdridhu o ditzi, po diellin me shoshe nuk e mbuloni dot. Populli thote: ka marre muti shalet b

  3. BUSHAT ME VJEN KEQ QE NJE LOLO JU PERDORI NJE I DAL FARE JU ISHIT BUSHATLI DHE JU PERDORI SIC KEMI DEGJUAR E LEXUAR NUK KA PRANUAR FEMIJEN E TIJ MERRE. ME LLOJE LLOJ PISLLEKU PA ASNJE TRAZHGIMI DHE ASNJE DINJETET JU PERDORI PER TE SHKATERRUAR SHKODREN DHE E RALIZOJ SE KETE E KA BERE ME PARA NE DIBER ME SHUKET E PDU.te PASI ME VERIUN KY NJERI KA ALERGJI DHE NE FAKTE KY KA PROBLEME ME GJITHE GEGET. NGA SHKUMBINI E LARTE KY NJEH VLOREN KRYEQITET DHE ME THOTE MENDJA QE TA KA THENE NDONJEHER. TANI JE I VONUAR SE SHKODRA SHQIPERIA DIBRA DHE NE PAKE KOHE I GJETHE KOMBI SHQIPTARE PO DHE DO BJERE NE DORE TE SORJANEVE TE PA T=FE IDE KRAHIN SEKT TE PERZIER BURRA GRASH E GRA BURRASH LEMSHE DYNJAJA ORGJI ME A.SOROS. E XH.SOROS, VELI E GRISELDAT JOZELAT E LLOJE LLOJE SOROLLUPI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *