• |
ide | kryesore

Ibrahimovic thërrt Manchester United: “Nëse duhem, jam këtu”

Sport, Video



38 vjec gati, por nuk i tregon: Zlatan Ibrahimovic po jeton një rini të dytë në Shtetet e Bashkuara. Suedezi ka lënë pas përfundimisht dëmtimet që e larguan nga Europa e po shënon me vazhdimësi në Mls, duke tërhequr Galaxy: “Të lutem, Los Angeles”, ka shkruar në një postim ironik, me referimin evident, për falenderimet që sipas mënyrës së tij, tifozët duhet ti shprehnin pas dygolëshit në derbi.

Një thyerje e vogël, e stilit Ibra, që në barazi me fjalët e thëna në intervistën e fundit, është një autopromocion i vërtetë: “Mund të luaj lehtësisht në Premier League, prandaj nëse United ka nevojë për mua, unë jam këtu”, ka thënë Zlatan. Deri në dhjetor, në fakt, suedezi është i lidhur me kontratë me Galaxy, pastaj teorikisht mund të kthehet tek Red Devils: “E pashë ndeshjen e fundit dhe ishin të pafat – shpjegoi Ibra sfidën e humbur ndaj Crystal Palace – Nëse Rashford do të kishte shënuar penalltinë, do të ishte një ndeshje krejt tjetër. Pogba? Kam folur me të dhe i kam dhënë ndonjë këshillë. Por nuk u’a them cfarë i thashë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *