• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Meta: 13 tetori e vetmja zgjidhje, mësoni nga Kosova

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka dërguar një mesazh të fortë palëve politike lidhur me mundësitë e zgjidhje së krizës së thellë që ka përfshirë vendin.

Në një takim me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka theksuar se zgjedhjet, 13 tetori i dekretuar si datë kushtetuese për mbajtjen e vendoreve, janë e vetmja mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës politike.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, ka thënë kreu i shtetit.

 

 

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Kreu i Shtetit e falenderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti Meta ripërsëriti se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Kreu i Shtetit.



5 Comments

  1. Baftiar-shtanga po mundohet me cdo menyre per t’i shpetuar burgut duke cuar emisar te fshehte per marreveshje me Ramen. Katalikja e konvertuar pasi plotesoi 6 te martat ne kishen e Lacit po vazhdon trajnimet ne akademine politike tek burdelloja ne natyre ne Jale bashke me kurvicat ku spikasin si profesioniste kijdit, kejsit, kerpici, llaret etj. Javen e ardhshme Kija shkon me Austri per transfuzion gjaku dhe radioterapi per limfomen (kancerin e gjakut).

  2. E urrej Kadriun dhe dua te iki nje ore e me pare, por ti o Like floriri je ai qe e mban akoma ne pushtet bashke me Luleshtrydhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *