• |
ide | kryesore

Mbledhja e Kryesisë së PS-së, 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryeministri Edi Rama, Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zëvendësojë kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetrin.

Mësohet se në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura do të jetë zgjidhja e ngerçit për këtë njësi vendore në kryeqendrën  e veriut.

Televizioni “Top Channel”, duke cituar burime nga PS-ja, raporton per katër emra potencialë që mund të emërohen në postin e Pjetrit. Bëhet fjalë për ish-zëvëndëskryeminsitren Senida Mesi, ish-kreyetarja e FRESSH-it; Megi Ajtyresën që vjen si propozim i degës lokale të PS-së; Zef Çunin,  ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër, si edhe  dhe ish-deputet i PS.

Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të dokumenteve që dëshmonin arrestimin nën akuzën e trafikut të drogës, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimit të tij nga Italia. Këto të dhëna nuk ishin paraqitur nga Pjetri në  formularin e vetëdeklarimit.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 



4 Comments

  1. 4 emrat kandiodate potenciale jane:
    1. Valbun Pjetri
    2. Valkir Pjetri
    3. Valfan Pjetri
    4. Valmat Pjetri

  2. te vije vete perversi rama dhe te kandidoje ne Shkoder megjithe bandat, doshin arushen , sterjkan . celen dhe parate e pista per blerjen e votave ish komunistat do humbin ne Shkoder .

  3. Mire Megi Altryeza te behet koordinatore se i koordinon bukur Doshin dhe Sterkajn. Po Keti Bazhdarin ku e la? Apo po ngroh vezet ajo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *