• |
ide | kryesore

Mblidhet Kryesia e PS-së, pritet caktimi i drejtuesit të ri politik në Shkodër

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Kryesisë për të përcaktuar zëvendësuesin e kryebashkiakut të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetrin.

Katër emrat potencialë që mund të emërohen në postin e Pjetrit janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, ish-kreyetarja e FRESSH-it; Megi Ajtyresa, që vjen si propozim i degës lokale të PS-së; Zef Çuni,  ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër, si edhe  dhe ish-deputet i PS.

Sikurse u raportua më herët, në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura do të jetë zgjidhja e ngerçit për këtë njësi vendore në kryeqendrën  e veriut.

Por, sipas burimeve jozyrtare nga PS-ja, Kryesia do të mandatojë edhe një grup pune për riorganizimin e Bashkisë së Shkodrës.

 



3 Comments

  1. Megi asht adapt per njat pune. Po u kenaqkan Toma dhe Paulin Sterkaj. Mos harro dhe Keti Bazhdarin. Baj sevap edhe per re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *