• |
ide | kryesore

Misteri i dëmtimit të Messi: kapiteni i Barcellona edhe një muaj tjetër larg fushave

Sport



Stërvitja bashkë me grupin, pak ditë nga Barcellona-Betis kishte dhënë shpresa: Lionel Messi përfundoi vetëm në tribunë për debutimin sezonal të skuadrës së tij në Camp Nou, duke parë ndeshjen bashkë me fëmijët e tij, në shoqërinë e Luis Suarez. Problemi, sipas asaj që bën të ditur Radio Catalunya, është që situata mund të përsëritet për 30 ditët e ardhshme, sepse argjentinasi ka pësuar një tjetër dëmtim në stërvitje.

I padisponueshëm që nga dita që u kthye nga pushimet, për shkak të një dëmtimi në soleusin e këmbës së djathtë, Messi nuk ka zbritur ende në fushë me fanellën blaugrana. Sipas të dhënave, gjatë fazës së rikuperimit, dhimbja ishte rishfaqur duke e detyruar Pleshtin të qendrojë jashtë akoma për rreth një muaj, duke humbur kështu ndeshjet kundër Osasuna, Valencia, Granada e Villarreal, përvec debutimit në Champions League, parashikuar mes 17 e 18 shtator. Në pritje të një komunikate zyrtare që të konfirmojë lajmin, për Barcellona do të ishte një goditje e rëndë, në kohën kur duhet të bëjë edhe pa Dembelé e Suarez, në pritje të mbylljes me sukses për tratativën që do të sillte në Katalonjë Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *