• |
ide | kryesore

Negociatat/ Kukan: Maqedonia mund të marrë një datë, Shqipëria ka pak shanse

Lajme, Të fundit



Eduard Kukan, ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe funksionar për një kohë të gjatë në Parlamentin Evropina, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në muajin tetor për çeljen e negociatave të  anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që shanset janë të pakta që kjo të ndodhë edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë për “Slovak Foreign Policy Association”, Kukan shprehet se shqiptarët nuk mund të arrijnë kompromise dhe kjo e bën jorealiste premisën e hapjes së bisedimeve Tiranë-Bruksel.

Ata (shqiptarët) duhet të zbatojnë një reformë të madhe në drejtësi, opozita bojkoton Parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, ka vërejtur ish-anëtari i Parlamentit Evropian.

Në dallim nga kjo perspektivë e zymtë për Shqipërinë, Kukan ka evidentuar se përssa i përket Shkupit, në vjeshtë me gjasë do të jepet një datë specifike për nisjen e negociatave. “Maqedonisë së Veriut mund t’i jepet një datë specifike në samitin Evropian të vjeshtës, çka për mua është realiste.”- ka thënë Kukan.

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *