• |
ide | kryesore

Pezullohet parlamenti britanik, Mbretëresha pranon kërkesën e Johnson-it

Planet



Mbretëresha Elizabeta II ka pranuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin disaditor të punimeve të Parlamentit, me qëllim që t’u ndalohet me çdo kusht deputetëve në Westminster shtyrja e çanëtarësimit të vendit nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor.

Shumë kritikë e kanë quajtur vendimin si “një akt të egër” dhe paralajmëruan se mund të shkohet drejt një votë mosbesimi ndaj Johnson-it, që mund të sillte për rrjedhojë edhe kolapsin e qeverisë së porsaformuar.

Ndërsa, legjislatorë të tjerë,  e përkrahën miratimin e kërkesës së kreut të ekzekutiv nga Shkëlqesia e saj, duke mirëpritur një program të qartë dhe të besueshëm për qeverisjen e vendit pas largimit nga BE-ja.

Ideja e mbylljes së Parlamentit, e njohur ndryshe si “prorogation”, ka shkaktuar polemikë dhe është kundërshtuar më së shumti bazuar në arsyetimin se zbatimi i saj do t’ua ndalonte deputetëve të luanin funksionin e tyre demokratik në procesin e Brexit-it.

 

Kryeministri Johnson ka deklaruar se kërkon largimin nga Unioni përmes arritjes së një marrëveshjeje, por edhe në të kundërt, largimi do të ndodhë gjithsesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *