• |
ide | kryesore

Sanchez mbërrin në Milano, tifozët e United tërbohen: “Paguajmë 250mijë stërlina në javë, që të fitojë kampionatin Inter!”

Sport



Sanchez zbarkon në Milano, për të veshur fanellën e Inter. Kileni mbërrin me huazim, me një pagesë të reduktuar e paguar më shumë se 50% nga Manchester United. Një goditje e fortë e zikaltërve, por që nuk i ka pëlqyer fare tifozëve të Red Devils, që në vitin e fundit kanë paguar rrogën monstruoze të ish-numrit 7 e tani e shohin të largohet, pa fituar klubi asgje, madje duke vazhduar ti paguajë rrogën. E kritikat në rrjetet sociale po kthehen në një stuhi të vërtetë.

Formula e transferimit tifozëve të United nuk i pëlqen. E protestat mund të përmblidhen një një portim të vetëm: “Mendoni, nëse Inter fiton titullin me Lukaku golashënues e Sanchez mes 5 shënuesve më të mirë. United jo vetëm që do ti ketë ndihmuar të fitojnë, por do ti ketë paguar edhe 250 mijë stërlina në javë për të parë një skuadër tjetër të fitojë kampionatin!”.

Nuk është aspak skenari që preferojnë tifozët e Manchester, përkundrazi. “Doja të kuptoja si kaluam nga marrja e parave për shitjen e Sanchez, tek huazimi duke i paguar pjesën më të madhe të rrogës. Ëoodëard duhet të dalë vërdallë i veshur si klloun!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *