• |
ide | kryesore

“Të fus plumbin në kokë”: ylli i NBA në telashe për kërcënim ndaj ish-të dashurës

Sport



DeMarcus Cousins siguron titujj gazetash e portalesh, përsëri për motivet e gabuara. Këtë herë qendra e Los Angeles Lakers, sezoni i të cilit duket i mbyllur për dëmtimin në ligamentin kruciat të jashtëm të gjurit të majtë, është vërtetë në telashe. Ish-e fejuara e tij Christy Ëest e ka denoncuar për kërcënim me vdekje, duke i thënë se do ti “fus një plumb në kokë” për shkak se refuzoi ti lejonte djalin e tyre 7 vjecar të merrte pjesë në martesën e Cousins, që javën e kaluar vuri kurorë me Morgan Lang në Atlanta. Ka edhe më shumë: gruaja e ka regjistruar audion e bisedës, publikuar nga faqja TMZ Sports. Fjalët e Cousins duken kërcënuese në fund të bisedës: “Do kem mirësinë të të fus një plumb në kokë”. Për këtë Ëest ka kërkuar një urdhër kufizimi ndaj lojtarit të Lakers, duke e akuzuar se ka tentuar edhe ta mbysë gjatë një sherri kohët e fundit.

Lakers kanë marrë pozicion zyrtarisht ndaj sa ndodhi: “Jemi në dijeni të akuzave kundër DeMarcus Cousins, e natyrisht do ta marrim seriozisht ngjarjen. Po mbledhim informacion e nuk do të bëjmë komente deri në një moment të dytë”. Edhe Nba, gjithnjë përmes një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur se ka hapur “një hetim mbi ngjarjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *