• |
ide | kryesore

Thyerje totale: “Pogba out” në qendrën stërvitore të Manchester United

Sport, Video



Paul Pogba është përsëri në qendër të stuhisë në Angli: pas gabimeve të bëra kundër Wolverhampton e Crystal Palace, që gjeneruan kritika dhe fyerje raciste (të dënuara më pas nga Manchester United), francezi duket se është në thyerje të plotë me tifozët e Red Devils, që kanë bërë një protestë të re. Shkrimi “Pogba out” është shfaqur në tabelën e hyrjes në qendrën e stërvitjes së United në Carrington, rihap skenarin e largimit të francezit.

Tabela që i kujton tifozëve se nuk duhet të qendrojnë pranë hyrjes në kërkim të selfie apo autografë, për probleme sigurie është zhgarravitur me një bombol spray, me mesazhin drejtuar pikërisht Pogba, që vjen nga një verë e trazuar. Gjatë javëve të fundit, mesfushori, pak a shumë në mënyrë direkte, ka përsëritur dëshirën për tu larguar nga United: u fol për rikthimin tek Juventus ose hipotezën Real Madrid (me kërkesë të Zidane).

Opsioni bardhezi është shumë larg, edhe pse në shënjestër të Paratici tani janë daljet, ndërsa blancos mbeten vigjilentë edhe pse një operacion që shkon përtej 100 milionë euro (e me Manchester që nuk ka mundësinë të gjejë një zëvendësues në lartësinë e duhur, me merkaton në Angli të mbyllur) pak orë nga përfundimi i merkatos, duket shumë i vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *