• |
ide | kryesore

Video/ Flamurtarit ia ul flamurin një vlonjat: Kukësi bën shëtitje në Vlorë

F1, Sport, Video



Nuk kishte dyshime, por edhe ata që mund të mendonin se Flamurtari mund të bënte dicka përballë Kukësit janë detyruar të ndryshojnë mendim që në mesin e pjesës së parë. Kuqezinjtë janë kaq të brishtë sa në pjesën e parë u panë vetëm një herë, 5 minuta nga fundi, edhe atëherë Hoxhaj ishte në pozicion jashtë loje. Një show i Shkurtaj në Vlorë, në qytetin e lindjes, vlonjati u ekzaltua duke hapur serinë e golave në pjesën e parë, duke kompletuar dygolëshin personal, e duke trembur Gocajn të shënonte të tretin në portën e tij.

Shpëtim Duro kthehej në qytetin që kishte drejtuar pr herë të fundit në Superiore, por kthimi i teknikut nuk ishte kaq nostalgjik: tre herë shënoi Kukësi në portën kuqezi, duke arritur Skënderbeun në vendin e parë të klasifikimit. Mocka e kuptoi që herët se do të ishte një mbrëmje e vështirë, por portieri priti cdo gjë që mund të pritej deri kur Shkurtaj e ndëshkoi në minutën e 23. Pa Musollin mesfusha e Bluve nuk pati asnjë problem, me Rrocën gjithcka-bërës e me Gavazaj që priste vetëm momentin kur do të kishte në krahun e kundërt ish-bashkëlojtarin te Skënderbeu, Kristal Abazaj. E momenti do të vinte, vetëm tre minuta pasi Shkurtaj siguroi rezultatin për Kukësin.

Ish-lojtari i kombëtares nuk mund të mos linte shenjë në debutimin e tij me fanellën blu. harkim drejt Shkurtajt dhe Gocaj bëri punën e sulmuesit, duke e dërguar topin në rrjetë për herë të tretë. Gjithcka shkon si duhet për Duron, që fiton pikët e plota dhe kohën e duhur për të konsoliduar edhe më shumë skuadrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *