• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu kryesuesi surprizë: Partizani prish mallkimin gjirokastrit me një vlonjat

F1, Sport, Video



Java e dytë ka natyrisht edhe një sfidë për të luajtur, por ka dhënë një ide më të qartë për potencialin e skuadrave të Superiores, që nuk kanë lënë rastin ti shpëtojë pa bërë ndonjë befasi. Kështu, Skënderbeu i shumë problemeve merr kryesimin e kampionatit, duke shkuar të fitojë me përmbysje në Lac përballë vendasve, që mbyllin klasifikimin, bashkë me Luftëtarin, pas dy javëve të para. Qetësohet Partizani me një fitore që mund të ishte më e lartë në shifra, për numrin e rasteve të shpenzuara, por mjaftueshëm për ti siguruar tre pikët e para Lerdas.

LUFTËTARI 0-1 PARTIZANI
Pas 22 vjetësh Partizani arrin të fitojë në Gjirokastër 0-1 ndaj Luftëtarit, duke kthyer entuziazmin në kampin e të kuqve, pas atij fillimi aspak pozitiv me humbjen në debutimin kundër Kukësit. Vendosi Telushi, por në përgjithësi kryeqytetasit dominuan ndeshjen, duke shkuar shumë herë pranë golit, gjë që Lerda duhet të mendojë ta korigjojë. Tekniku kishte bërë lëvizjet e tij në formacion dhe skuadra i reflektoi, duke tentuar portën e Paiteris disa herë, përpara se Telushi të gjente trajektoren e duhur në minutën e 15, në zhillimet e një goditje këndi. Luftëtari i Duros nuk mund të bënte dot më shumë, madje u fal nga Braun, që para portës bluezi ishte larg nga heroi i Superkupës, apo edhe Cordeiro. Lëvizjet e pjesës së dytë me Kote e Cinari nuk ndryshuar aspektin produktivitet, me portierin Paiteris të pakalueshëm në tentativat e xhamajkanit dhe Bitrit. Tre pikë për Partizanin që thyen një tabu, jo aq të vështirë për ta bërë këtë herë: ndoshta ky është Luftëtari më i dobët me të cilin Partizani është ndeshur në këto 22 vitet e fundit

LAÇI 1-2 SKËNDERBEU
Kush do ta mendonte se pas dy javëve të para në krye të klasifikimi do të ishte Skënderbeu: problemet e shumta nuk e kanë penguar Ilir Dajën, i kthyer në një ambjent që e njeh mirë, të sigurojë dy fitore në dy. Nëse kundër Flamurtarit ka qenë e pritshme, 1-2 me të cilin korcarët u imponuan në Lac ka qenë surpriza e javës. Dicka nuk funksionon tek skuadra e Starovës, që me dy humbje, prek fundin. E të mendosh që avantazhi i Nuambueze në minutën e 20 dha iluzionin e një fitore të thjeshtë, duke parë edhe atë që prodhoi formacioni bardhezi në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes kurbinasit mund të shkonin me komoditet shumë më të madh se një gol diferencë, por askush mes amerikanit, Lushkjas apo Xhixhës nuk bëhet i ftohtë para Kolicit, që ka meritën ti mbante të tijtë në lojë.

Cfarë i ndodhi Lacit në pjesën e dytë është një pyetje që duhet ti gjejë zgjidhje Starova, duke parë që situatat u përmbysën jo vetëm në rezultat. Dejvi Bregu shënoi barazimin, që i dha shpresë bardhekuqve se mund të merrnin nga kjo transfertë më shumë se një barazim.

Duhej pak sforco dhe atë korcarët e dhanë në fushë, me kurorëzimin e golit të dytë të Oto Xhon, që e ngjiti Skënderbeun në vendin e parë, në pritje të Kukësit, në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që kurbinasit do të kërkojnë të provojnë shijen e pikëve këtë sezon, në sfidën e javës së tretë.

BYLIS 0-0 VLLAZNIA

Nuk e bën të vlejë faktorin fushë Bylis, që ndalet në një 0-0 të vakët përballë Vllaznisë. Mirsad Jonuz i di mirë limitet e skuadrës së tij dhe pas suksesit në debutim, nuk i shtyu në aventurë, por u mjaftua të ruante në nxehtësinë mbytëse të Ballshit pikën që në këtë moment i bën më shumë punë se cdo gjë. Dovedan provon pikën e parë në Superiore, por sigurisht që presidenti Kapllanaj pretendon shumë më tepër se një pikë në dy ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *