• |
ide | kryesore

Zhang takon Icardin dhe i tregon derën: “Je jashtë projektit”

Sport



Inter nuk ndryshon pozicion: Icardi është jashtë projektit dhe, edhe nëse nuk ndryshon fanellë (Juventus është gati të bëjë lëvizjen) nuk do të integrohet në grup. Pas ndërhyrjes para ndeshjes me Lecce të drejtorit të përgjithshëm zikaltër Beppe Marotta, që replikoi ashpër me bashkëshorten e agjenten e argjentinasit, Wanda Nara, sot drejtuesit e Inter i kanë bërë të qartë vendimin e tyre sulmuesit. Rasti ishte në vizitën në Pinetina të presidentit Steven Zhang, prezent në stërvitje të skuadrës për të komplimentuar Conte e djemtë për fitoren bindëse në debutimin në kampionat në San Siro.

Numri 1 zikaltër, bashkë me Beppe Marotta, janë takuar personalisht me Icardi, duke i konfirmuar vendimin e marrë në fillim të grumbullimit: e ardhmja e tij tek Inter është e mbyllur. Për argjentinasin mbeten dy mundësi: ose të pranojë të stërvitet pa patur mundësi të zbresë në fushë, ose të vazhdojë karrierën e tij në vend tjetër. Napoli ose Juve janë destinacionet e mundshme. Por ndërkohë, numri 9 interist vazhdon të këmbëngulë të qendrojë. Paradoksale, por e vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *