• |
ide | kryesore

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

1, Ide

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar “pronarin” real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish ministri i jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.

Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish ministri të jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo “qen roje” i pushtetit të katërt.

Por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?

Për të kuptuar këtë është mirë ti rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS (Këtu poshtë).

“Zëri i Amerikës”: Debate të forta në PS, “Pjetri” përplas ashpër Ramën e Bushatin

Po të lexohen me kujdes, aty nuk ka asgjë të jashtë zakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që nokëzimi, prengëzimi apo valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që “incidenti” të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.

Ç’do njeriu normal, që nuk e dëshëron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt. Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncesonet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.

Gati me naivitet optimist ai mbajti diskurin e një militanti që ende shpreson se gjërat mund ndreqen.

Por, edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës.

Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.

Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh ti thërërasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të bindur për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje nndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.

Në këtë kuptim, reagimet e Ditmirit, janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.

Por, edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.

Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka degraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s’lejon prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.

Prandaj ai i suli taborët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.

Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.

Por, tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka “ndryshuar’ sot ish ministri i jashtëm, Bushati. Rrënqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Ne PS ose me sakt tek Rilindja nuk ka ma as Ditmire e as Ditekeq , ka vetem sketerre dhe qelbesira me bollek .
    Me mire nje dite si luan se njemije vjet si dele —Benito Musolini

  2. Nëse vazhdohet të mendohet se sistemi socialist është modeli “demokratik” më i mirë për Shqipërinë, edhe nëse ikën një Enver apo Edver, do të vijë një tjetër

  3. Si mund qe te flasim per parime apo qendrime te cfaredo forme qe po mban kjo krijese e peshtire dhe e pamoralshme. Ky eshte nje hajdut, injorant, i parsimur (nuk eshte veshtire te sajosh deshmi shkollash sot), i shitur tek agjenturat ( ceshtjet e detit, gulenistave etj), kriminel genetik (si cdo prosti. mashkull). Ky ka marre nga 30000€ per cdo emerim neper perfaqesi. Shkoni hetoni rreth korrupsionit ne MPEJ gjate kohes qe kjo vemje ka sunduar atje.

  4. PS-ja asht kthy ne nje vath bagetish.Dhe delet ps-iste qe tentojne te nxjerrin koken jashte gerdhit,ajo(ps) i con n’thertore.Asht kthy modeli i udheheqjes moniste,ku kundershtaret e ideologjise socialiste(vijes se PPSH-se),u quajten armiq te popullit.Inkuizicioni modern PS-sit.
    Nje popull qe nuk meson nga historia e tij,asht i denuar qe ajo t’i perseritet.Dhe ky popull jemi NE,per pasoje kte kryem..t e kte qeveri meritojme!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu