• |
ide | kryesore

Britani/ Protesta kundër vendimit të Johnson për pezullimin e Parlamentit

Planet



Miratimi nga ana e Mbretëreshës Elisabeth II të kërkesës së kryeminsitrit të Britanisë, Boris Johnson, për pezullimin pesëjavor të punimeve të Parlamentit, ka ndezur zemërimin e deputetëve dhe të kundërshtarëve të skenarit famëkeq të një Brexit-i pa marrëveshje.

Ky vendim është pasur edhe me protesta në të gjithë vendin, si edhe me nismën për nënshkrimin e një peticioni, si një sfidë ndaj lëvizjes së Johnson-it,  që deri më tani ka mbledhur më shumë se një milionë firma. Pezullimi i “Westminster” u kërkua nga kreu i ekzekutivit britanik me qëllim që t’u ndalohej me çdo kusht legjislatorëve shtyrja e çanëtarësimit të vendit nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor.

Të mërkurën në mbrëmje, me qindra protestues, mes të cilëve gjendeshin edhe figura të opozitës dhe personalitete të medias, mbushën sheshet  e Londrës me thirrjet “Të të vijë Turp” dhe “Ndalo komplotin”.

Lideri i laburistëve, Jeremya Corbyn, e cilësoi vendimin si një shkelje flagrante kushtetuese. Më herët, Corbyn ka zhvilluar takime me eksponentë të opozitës për të diskutuar se si do të pengohet Johnson për finalizimin e një Brexit-i pa marrëveshje.

Shumë kritikë e kanë quajtur vendimin si “një akt të egër” dhe paralajmëruan se mund të shkohet drejt një votë mosbesimi ndaj Johnson-it, që mund të sillte për rrjedhojë edhe kolapsin e qeverisë së porsaformuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *