• |
ide | kryesore

Çmimet Champions: Van Dijk mposht Messi e CR7, është ai lojtari më i mirë

Sport



Është Virgil Van Dijk lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League. Mbrojtësi hollandez i Liverpool, me një sezon të cmendur me Reds, ka mundur dy dominuesit e dekadës Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. “Kam punuar shumë për të arritur në këto nivele, të mund dy kampionë si ata më bën shumë krenar”, ishin fjalët e mbrojtësit të Reds. Liverpool buzëqesh edhe me Alisson Becker, i vlerësuar si portieri më i mirë. Për Pleshtin e Barcellona ngushëllimi është zgjedhja si sulmuesi më i mirë, ndërsa portugezi i Juventus ka mbetur në të thatë.

Virgil Van Dijk është kurorëzuar gjithashtu edhe me cmimin si mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League: “Tani fillon sezoni i ri dhe jemi të motivuar. Kemi fituar një Champions në në Stamboll”. Holandezi kamundur juventinin De Ligt e Alexander-Arnold. Në mesfushë fitoi Frenkie De Jong, që me fanellën e Ajax ka dhuruar gjeometri dhe veprime spektakolare, duke intriguar Barcellona.

Për Eric Cantona ka shkuar cmimi i Presidentit Uefa. Aleksander Ceferin ka zgjedhur ish-yllin e Manchester United. “Ky nuk është vetëm një cmim për karrierën, por edhe një mirënjohje për personin që ka treguar se është, pa kompromis e që lufton për idetë e tij”, ka përfunduar presidenti i Uefa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *