• |
ide | kryesore

Dramë për Luis Enrique: vdes e bija 9 vjeçare

Sport



Dramë në shtëpinë e Luis Enrique: e bija 9 vjecare Xana ka humbur jetën. Vogëlushja është dorëzuar përballë sëmundjes që e kishte detyruar edhe teknikun të jepte dorëheqjen si trajner i Spanjës në 19 qershor. Tekniku spanjoll e ka bërë publik lajmin përmes një postimi në tëitter: “Vajza jonë Xana ka munguar këtë mbrëmje në moshën 9 vjecare, pasi luftoi për pesë muaj të gjatë kundër një osteosarkome. Falenderoj të gjithë ata që na kanë treguar dashuri gjatë këtyre muajve e i jemi mirënjohës për privatësinë dhe mirëkuptimin e treguar. Duam të falenderojmë edhe personelin e spitaleve San Joan de Deu y Sant Pau për impenjimin dhe mirësjelljen e tyre: mjekët, infermierët e të gjithë të tjerët, me një citim special për ekipin e kurave paliative të Sant Joan de Deu”.

“Do na mungosh shumë, por do të kujtojmë cdo ditë të jetës sonë, me shpresën se një ditë do të takohemi përsëri. Do të jesh ylli që do të udhëheqë familjen tonë. Prehu në paqe, Xanita”, ka shkruar Luis Enrique.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *