• |
ide | kryesore

“Duam Inter në vazon e tretë”: kërkesa e tifozëve të Barcellona drithëron zikaltrit

Sport



Vazo e tretë në shortin e Montecarlo nuk premton një grup të lehtë në Champions për Inter, por shpresa e teknikut Antonio Conte dhe tifozëve zikaltër është që të mos plotësohet dëshira e tifozëve të Barcellona. Mbështetësit blaugrana në fakt, kanë votuar në një sondazh në faqen zyrtare të klubit, duke kërkuar pikërisht Inter si kundërshtarin ideal të vazos së tretë. Në grupin e kërkuar nga tifozët spanjollë janë edhe Ajax e Galatasaray, me transfertën turke që do të kthente në memorie kujtime të këqija Conte.

Ndoshta për transfertën e pëlqyeshme në San Siro, ose thjesht për të komplikuar shortin e kundërshtarëve, duke qenë se sondazhi është publik dhe i hapur për cdo tifozeri. Rezultatet në faqen e Barcellona flasin qartë e janë certifikuar nga një postim i shoqërisë katalanase: “Ja grupi i zgjedhur nga tifozët – lexohet aty -: Ajax, Inter e Galatasaray”.

Nëse për Ajax gjysëmfinalist i sezonit të kaluar, por pa dy lojtarët më të rëndësishëm si De Jong e De Ligt, zgjedhja ka rënë mbi skuadrën më të dobët në letër të vazos së dytë, pikërisht kërkesa për Inter të Conte në vazon 3 është e vecantë. Për kundërshtarin e fundit zgjedhja ishte Galatasaray, që ka kujtime të hidhura për trajnerin e ri zikaltër, por që për Barcellona nuk do të ishte aspak pengesë e pakalueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *