• |
ide | kryesore

Hysaj, në mbrëmje transferimi surprizë në Spanjë

F1, Sport



Pasi dështoi cdo pistë e mundshme në këtë merkato vere, duke filluar nga Atletiko Madrid, e deri në fund Roma, për Elseid Hysaj vjen më në fund edhe mundësia për tu larguar nga Napoli, aty ku me Carlo Ancelotti e ka humbur vendin si titullar. Orët e fundit të merkatos kanë sjellë edhe lëvizjen surprizë e që në mbrëmjen e sotme mund të vijë akordi mes të kaltërve dhe Valencia.

Që në qershor u duk se e ardhmja e mbrojtësit të përfaqësueses do të ishte në Spanjë, kur Atletico Madrid insistonte për shkodranin, por u tërhoq përballë kërkesave të Napolit, duke gjetur një alternativë më pak të kushtueshme. E tani duket se ajo që u përvijua në fillim të merkatos do të kompletohet. Valencia ka një emër për të zëvendësuar Cristiano Piccini, që ka pësuar një frakturë në stërvitje dhe do të qendrojë jashtë për një kohë të gjatë: është ai i Elseid Hysaj, mbrojtësit të djathtë shqiptar që Napoli prej kohësh e ka vendosur në merkato. Dy klubet e kanë diskutuar cështjen e transferimit të lojtarit dhe ndoshta që sonte mund të vijë akordi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *