• |
ide | kryesore

Juventus nuk di të shesë: Rugani në Torino, Roma rrëmben nga United Smalling…

Sport

As Rugani, as Nkoulou. Roma ka zgjedhur mbrojtësin e ri dhe e ka bërë në Premier League. Duket tashmë e sigurtë, në fakt, ardhja e Chris Smalling nga Manchester United. Drejtori sportiv Petrachi është marrë vesh me “Djajtë e Kuq” për ta mbyllur operacionin me formulën e huazimit prej 3 milion euro, duke braktisur përfundimisht pistën Rugani nga Juventus, që po gjendet në vështirësi të jashtëzakonshme me shitjet.

Një lajm i mirë për Fonsekën në kërkim të një lojtari me eksperiencë ndërkombëtare me kosto të ulët. Të paktën, duke parë që tratativa me Juventusin për Ruganin po zgjatej pa fund, me dy klube që nuk arritën të gjejnë akordin për çmimin dhe formulën e shitjes, Roma ka vendosur të ndryshojë rrugë dhe të përqendrohet në Angli. Atje ku ka gjetur një lojtar tashmë të gatshëm të marrë frenat e një mbrojtje që në ndeshjen e parë të kampionatit ka treguar të gjitha defektet e saj duke pësuar tre gola nga Genoa.

Smalling 29 vjeç ka një palmares të gjithin për t’u respektuar: dy Premier League, një Europa League, 4 Community Shield, një Kupë të Anglisë dhe një Kupë të Ligës. Me kombëtaren angleze ka zhvilluar 31 ndeshje.

1 Comment

  1. Mire keto lajmet e futbollit, por ky llumi I qeverise il également, kur do e mbarojne kullat stadiumin? Nese vazhdon te pastroje parate e vjedhura aty, do te thote qe nuk do mbaroje deri se te mbarojne parate e vjedhura, pra deri kur ky muti te rrezohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu