• |
ide | kryesore

“Kam shpëtuar 2 fëmijë, ndaj edhe po të vdes nuk kam merak”

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i depozitës së gazit në piken e karburantit në supestradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Dy vajzat e mitura të familjes Bushati, të cilat ishin së bashku me prindërit dhe xhaxhanë në momentin e shpërthimit të karburantit në Lezhë janë shpëtuar nga punonjësi i karburantit Nikolin Prenga. Sapo ka konstatuar shkëndijën në depozitën e gazit ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë dy vajzat nga makina.

Por s’ka mundur të shpëtoje veten duke u djegur në 40% të trupit. Sot ai ndodhet i shtruar në qendrën universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë për jetën. Në familjen e 40-vjeçarit në Pllanë të Lezhës ka pllakosur heshtja në pritje të lajmeve për shëndetin e tij, ndërsa babai i Prenges tregon si e mori djalin e plagosur dhe e dërgoi në spital.

“Unë kam shkuar sa ka plasur gazi. Kam shkuar dhe kërkova djalin tim sepse secili mendon për veten. E gjeta dhe e çova në spital dhe më gjatë nuk e di. Më tha se ka plas bombula dhe jemi djeg se dha një shkëndijë të vogël. Djali është pak më mirë, por i djegur rëndë, është rëndë. Këto kanë qenë rrugëtarë dhe kane shkuar aty për të mbushur bombula gazi. Ky e ka pa dhe ka nxjerre dy fëmijët edhe ka plas zjarri. Pastaj ka shku për herë të dytë se pse ka shkuar për herë të dytë nuk e di. Djali im thotë kam shpëtuar dy fëmije se edhe po të vdes nuk jam në merak sepse kam shpëtuar dy fëmijë”, – ka thënë Frrok Prenga, babai i të plagosurit.

Nga shpërthimi i depozitës së gazit mbrëmjen e së shtunës mbeten të plagosur 7 persona 2 prej të cilëve vijojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërsa karburanti ku ndodhi ngjarja u bllokua nga Inspektorati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *