• |
ide | kryesore

“Malësia e Krujës”/ 19 të arrestuar për kultivim narkotikësh, 7 në kërkim (VIDEO)

Lajme, Të fundit



19 persona janë vënë në pranga dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Krujës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” .

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Malësia e Krujës”, në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, gjatë të cilave janë arrestuar në total 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të lartpërmendur të kryer në bashkëpunim, është ekzekutuar ndaj shtetasve me iniciale:

  1. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
  2. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
  3. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
  4. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
  5. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
  6. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
  7. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

  1. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
  2. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
  3. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
  4. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
  5. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
  6. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
  7. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
  8. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
  9. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
  10. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
  11. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike të llojit “Canabis Sativa”.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=rxjrA2WLchk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *