• |
ide | kryesore

Mbyllja e emisioneve kritike ndaj qeverisë, reagon Këshilli i Europës

Kryesore, Lajme

Këshilli i Europës raporton si kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri, mbylljen e dy programeve kritike ndaj qeverisë. Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës për kërcënimet ndaj lirisë së medias mbyllja e programeve “Të Paekspozuarit” dhe “Krasta/A Show” u raportua të enjten si kërcënim i nivelit të dytë. Alarmi u publikua në seksionin “Media Freedom Alerts” i raportuar edhe nga EFJ (Federata Europiane e Gazetarëve) dhe Federata Ndërkombëtare të Gazetarëve, dy organizatat më të fuqishme të mbrojtjes së gazetarëve në botë.

“Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, Neës24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në Neës24, në pronësi të Focus Media Group.

Gazetarit Adi Krasta u largua nga puna fundjavën e shkuar, pasi presidenti i News24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është “kërcënuar” nga kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 19 Korrik, gazetari Artur Çani raportoi se Kryeministri ishte takuar me pronarin e Neës24 për të kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në atë kohë, se Adi Krasta me gjasë do të humbiste punën gjithashtu. Adi Krastës i është ofruar një tjetër pozicion në këtë televizion.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe ndërprerjen e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu e ka mohuar që mbyllja e këtyre emisioneve të ketë ardhur si pasojë e presionit qeveritar dhe zyra e kryeministrit i quajti këto akuza “fake news”, – shkruhet në platformën e Këshillit të Europës.

Pak ditë më parë Presidenti i kompanisë Irfan Hysenbelliu mohoi në një prononcim për BIRN t’i ishte bërë presion, ndërsa bordi i News 24 lëshoi këtë të enjte një deklaratë ku i cilësoi raportimet për mbylljen e emisioneve si “të pabaza” dhe “të motivuara nga konkurrenca” dhe segmente të politikës.

Vetëm gjatë këtij viti Këshilli i Europës ka shënuar 5 kërcënime serioze për lirinë e medias në Shqipëri, përfshi rrahjen e një gazetari në Dibër nga policia dhe këmbënguljen e qeverisë për të miratuar të ashtuquajturën “paketë antishpifje”. Në vitin 2018 në faqe u regjistrua vetëm një kërcënim dhe në vitin 2017 ishin tre të tilla.

Mbyllja e dy emisioneve pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri. Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh për rregullimin e medias online.

I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Shqiperia duhet te dale menjehere nga kazani i KE. Si guzojne keta maskarenj te amuzojne liderin global dhe Uriah Heep per mbyllje te emisioneve televizive? Emisionet u mbyllen vete se nuk kishin cfare te shpifnin me. Pastertia e dy liderve dhe besimi i madh qe populli shqiptar ka tek dy lideret, shkaktoi mbylljen e dy emisioneve. Nese duan, keta te KE te behen pjese e qeverisjes qe duam dhe koalicionit te pathyeshem rilindje-popull.

  2. Çte thuash ne keto raste ? Çte thuash kur gota ka filluar te derdhet nga padrejtesite dhe marrezite e te gjatit tone ?
    ” SHAME ON YOU ” i gjati ine . Ti je turpi i ketij vendi o i gjati ine , ti je ligesia , ti je llumi , ti je kanceri i ketij vendi .

  3. Per Krasten. I padiskutueshem njeshi. Rrefuzon te flase shqipe te ngaterruar me fjale te huaja me shkurre e ferra, flet kulluar dhe bukur dhe eshte prezantuesi me i mire ne Shqiperi, fat i keq qe ka qene shpesh shenjester e politikes.
    Per Rakipin. Nuk e duroja dote si prezantues, por platforma qe kishte dhe hapsiren qe i jepte zerave si Lubonjes, Shkullakut dhe Bushatit jane te pa krahasueshme dhe do na mungojne patjeter. Me vjen keq sepse ishte emisjoni i vetem qe ndiqja ne Shqip. Mos harrojme se shume nga rastet e korrupsjonit haptazi jane transmetuar nga studioja e Rakipit. Flm Rakipi, dhe Krasta.

    Po nuk levizem vete ne, po nuk dhame kontribut me para, dhe nuk po flas per “lemoshe” 10 e 100 euro por po flas per nje investim ne nje media te lire tonen, e jo te “bosave” zerat e Shqiptareve do shuhen, vec klithmat do ju degjohen. Pak nga pak do lodhen dhe keta Bushat Lubonja e kompani e do shohin jeten e tyre gjetiu, e neve do na mbetet te shohim Tom Doshin e kompani te bej spektakel live me te ardhmen tone.

  4. Ja se e sqaron mero baze kete pune qe ka qene nje figure e shquar e televizionit po qe e hoqi sali berisha. Ku ku…. cna degjojne veshet. E sqaron dhe bordi i 24. News qe beri te qeshe tere dynjaja. 24 nuk kish pare e as do shohe kurre me impakt qe pati me Krasten e me studion ku ishte bushati e lubonja. Krasten e ndiqja cdo te hene me qejf te madh. E ndiqja dhe on line ku behej nami me intervistat e tij. Por te them te drejten mendoj qe nuk i shkonte fare ai TV. Nje vrime miu qe nuk eshte per madheshtine e Krastes. Po kur thote bordi po riformatojme tv per shikueshmeri. Dhe kete e bejne me sokol ballen. Sokol Balla. 4 here ne jave eshte gjetja per shikueshmeri te larte. Hahhahahahhaa. Sokol ballen mezi cpriti ta heqe qafe vizioni e top channel. Hallall ta

  5. Do na mungoje A Krasta. Sokol palle idioti edhe po te kete ne studio Metkel, Makron,apo Papen nuk shifet. Ai nderhyn dhe ben diversion sa here folesit fillojne kritikat per rilindjen,te iriton,plehr.

  6. Te vertetat jane keto1. Irfani e ka falimentuar televizionin. Nuk ka njerez me vizion qe e drejtojne e as menaxhere te duhur. 2 irfani eshte i mbytur ne borxhe e kredi. I duhet patjeter ndihma e Rames. Ne kete situate Rama e ka te lehte ta bleje me gjithe lecka lirine e medias se tij. 3. Irfani Ka blere ca toka , i duhen leje ndertimi nga Veliaj. . Krasta eshte i vetmi qe Rama nuk ka cfare i ben fare sepse Krasta eshte figure publike shume me e fuqishme se Rama. Krastes i ka vene pas ne keto 6 vjet gjithe zorzopet e rilindjes , gjithe te pashkollet e Erion Velise. I ka vene pas plehrat e Mero Bazes . Po sa me shume e lufton ai krasten aq me shume e duan krasten. Krasta te shpartallon rrjetin sic beri me monologun e fundit qe e hoqi Veliaj me akromax e sic beri me lajmin e fundit te mbylljes se programit. Nje nga synimet e velise e te rames ( jane shume te paafte qe nuk kuptojne demin qe i shkaktojne vetes) eshte delegjitimimi i fiurave publike me fuqi ne publik. Krasta eshte keshtjella e fundit. Vetem e kane forcuar. Jane te mjere dhe kulisat i kane arritje te vogla meskine , qe me pas u kthehen ne Bumerang. Per sokol ballen pastaj, cte thuash me pare. Nuk. is sheh asnje njeri. Nuk nja fan te vetem. Nuk e pelqen asnje. 12 vjet ne top shikueshmeria gjithmone me e ulet se klan. Ne vizion nuk e pa njeri. Eshte nje lepires i njohur ne sherbim te rames e velise. Nuk di te qaje apo te qeshje me intervisten e balles ne shesh me erion veline. Po me intervisten ne shtepine e tahirit kur sapo kish marr nje dore te mire parash per ta bere. Nje pacavure gazetar e njeri qe i fmashem u be vetem me nje ngarje. Pas asaj ngjarje ne cdo vend normal do ishte fshire nga ekrani. Po kete e mban edi rama me veline sepse keshtu e kishin te lehte ta perdornin.

    1. Armiqte e ndirë imperialliste te na marrin te keqen, se kemi Partine sipatrembur qe lefton çfaqjet e huaja!
      Rrofte proletariati me ajfon10

  7. Nuk i plas me kari njeriu per evropen. E pamepolitiken e tyre me dy standarte. Leghisti di merda. Mbajeni mend asgje juk kanper ti ndodh rames ktu do jeni. Do shijojenjeten me leket tona fal evropes qe do kaos.

  8. Ore nuk do t’ia dije -Haleja- nga Pordhet ,ashtu dhe ky drogaxhiu qe ka gllaberuar te gjitha institucionet e vendit edhe mediat .Ky e do si Caushesku kur shkruante nje komentues sa heqin zvarre .Po kush ta beje ?Ky popull dele.

  9. Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve, theu betimin e marrun, e shkroi këto rreshta: 1913 -”O Perëndi! A ndjeve?/ Trathëtarët na lanë pa atdhe/E Ti gjuen me rrfe, lisat/ Nepër male kot!” (Drama “Juda Makabe”, 1920) Nji blasfemi për fratin françeskan: me qortue aktin hyjnor! Dëshprimi i thellë të sjellë në këte formë zemrimi të pakontrolluem.
    Titulli i këtij shkrimi më erdhi në
    mendje nga leximi i nji artikulli të botuem në gazetën “Dielli”, organ i VATRES, më 24 korrik 2019. Teksti i plotë ashtë:
    1922 – “Dialog në mes të ‘dy ekselencave’, burra shteti:
    -Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?
    -Do vemi atje ku kemi venë paratë në bankë!
    -Po pse të mos hyjmë në sherbim të atyre që u a shitëm Shqipërinë?
    -S’do na qasin!…..se trathëtarët, as armiku nuk u zë besë…!”
    – (Faik Konica. “Diell”i, 17 qershor 1922)

  10. Nuk i plas kari njeriu per keshillin e evropes. Sikur neser te digjeshin te gjalle, sot do hidhnim valle. Qelbesirat perfitojne nga ne per interesat vetjake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu