• |
ide | kryesore

“Më ka vjedhur fanellat dhe drejtësia rri duarkryq!” Maradona i tërbuar me ish-gruan

Sport



Larg duart nga fanellat e mia të çmuara. Diego Armando Maradona është ende shumë i nevrikosur me ish-bashkëshorten, Claudia Villafane, fajtore sipas tij, sepse i ka marrë fanellat me numrin 10, këpucët e futbollit dhe disa trofe të rëndësishëm. Çështja ka ndodhur para disa vitesh, por tani Pibe de Oro ka vendosur të shfryjë në rrjetet sociale kundër drejtësisë argjentinase tepër e ngadaltë në procesin e fanellave të zhdukura, që nisi pas denoncimit të vitit 2016 kundër gruas me të cilën ka qenë i martuar nga 1989 deri më 2004 dhe të dy kanë dy fëmijë.

“Vazhdojnë të mos më kthejnë atë që më kanë vjedhur. Askush nuk bën asgjë – ka shkruar në Intagram -. Si mundet ende gjykatësi të pyesë se nga vijnë fanellat, këpucët dhe trofetë? Është njësoj sikur në shkollë të të pyesin se çfarë ngjyre është kali i bardhë i San Martin? Zgjohu, gjykatësja Vilma Nora Dias! Nuk e shikon se në fanella është numri 10 dhe shkruhet Maradona?”. Edhe ish-avokati i kampionit argjentinas, Matias Morla, ka komentuar: “Duket si një nga ato seritë e Simpsons…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *