• |
ide | kryesore

Ndërroi 3 burgje brenda vitit, kush është “bosi” shqiptar i mafies në Itali (FOTO)

Lajme, Të fundit



Mediet Italiane i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë raportimi një shtetasi shqiptar, Ismail Rrebeshi, i cili cilësohet si person me rezikshmëri të lartë që në një periudhë kohore prej vetëm 10 muajsh, ka ndërruar 3 burgje.

Sikurse transmetojnë fqinjët, shqiptari që po mbahet nën mbikqyrje maksimale, është arrestuar në janar të këtij viti së bashku me 12 persona të tjerë, anëtarë të një bande kriminale.

Në fillim, Rrebeshi u dërgua në burgun e Mammagialla-s, për t’u zhvendosur më pas në burgun në Tolmezzo dhe së fundmi në një burg të sigurisë së lartë në Cuneo, ku nuk ka më mundësi komunikimi me asnjë të burgosur tjetër dhe është thuajse tërë kohës i izoluar, “pasi vetëm dy orë mund të ‘marrë’ ajër”.

Rebeshi dhe shtetasi italian, Giuseppe Trovato, konsiderohen si dy bosët e bandës mafioze, që për dy vjet  “tmerroi” Viterbo-n, duke kontrolluar gjithë qytetin, me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të tyre.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *