• |
ide | kryesore

PSG refuzon përsëri: Neymar nuk lëviz, Dybala gjithashtu

Sport



Një jo që nga Parisi mbërrin në Barcellona, duke bërë jehonë edhe në Torino. Psg nuk ka ndërmend të pranojë largimin e Neymar, e këtu duket se nuk hyjnë në punë lojtarët në këmbim. Oferta e Barcellona për Neymar (100 milionë plùs Dembelé e Semedo) nuk është konsideruar mjaftueshëm: me këto kushte (ka bërë të ditur emitenti francez Rmc) nuk përmbushen kërkesat që braziliani të kthehet në Katalonjë.

Koha shtrëngon e mundësitë për të patë transferimin më të rëndësishëm të verës zbehen gjithnjë e më shumë. Për momentin është kështu, sepse në hedhjen e shortit të Champions, në Montecarlo, mund të luhet akti i fundit i telenovelës, me protagonistë presidentin blaugrana Bartomeu e drejtorin sportiv të parisienëve Leonardo.

Refuzimi i Psg bllokon jo vetëm katalanasit, por edhe Juventus, sepse nëse Neymar nouk transferohet rrëzohet edhe mundësia që Dybala të kalojë në Paris. Një lojë e ndërthurur milionerësh, që tani duhet të bëjnë llogaritë me akrepat e orës së një merkato që i afrohet fundit. Asgjë nuk mund të përjashtohet, por nëse Barcellona e Psg nuk bien dakord, për Paratici zvogëlohet mundësia për të shitur Dybala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *