• |
ide | kryesore

Surprizat në Shkodër/ Kush është mjeku që pritet të zëvendësojë Valdrin Pjetrin

Lajme, Të fundit

Pas dorëheqjes së 6 drejtorëve më të rëndësishëm politike të Shkodrës, një ditë pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, pritet të përcaktohet edhe zëvendësuesi i kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr, Valdrin Pjetrit.

Mes emrave të lakuar, mjeku Astrit Beci konsiderohet si kandidatura më potenciale për të pasuar Pjetrin në  cilësinë e koordinatorit politik për qarkun e Shkodrës, ku më parë shërbente ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Të tjerë kandidatë veçmas Becit, janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, ish-kreyetarja e FRESSH-it; Megi Ajtyresën që vjen si propozim i degës lokale të PS-së dhe Zef Çuni, ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1”.


Mësohet se Beci, ish-deputet socialist ka dhënë sot dorëheqjen si drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër, pas ultimatumit që Rama dha ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së PS-së. Lidhur me këtë njësi vendore, Rama kishte paralajmëruar “furtunë” në një takim të mëhershëm këtë javë me drejtuesit e qarqeve të veriut, ku citohet të ketë thënë: “Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, duke shtuar edhe porosinë që në të gjitha postet drejtuese të emërohen gra, pa dhënë një arsyetim bindës për këtë seleksionim të punonjësve të institucioneve lokale mbi baza gjinore.

Të dorëhequrit janë: Kadri Ymeri, drejtor i DAR Shkodër;  Mustaf Kraja, drejtor i Bujqësisë Shkodër; Luan Heta, drejtor i HEC Vau Dejës; Edmond Emini, drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër); Agim Dardha, drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër dhe Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër.

Ndërkohë, pritet të tërhiqet nga detyra edhe Ardian Dajti, drejtor i Spitalit të Shkodrës.

1 Comment

  1. Rama po pati mundesi, duhet te vendosi barazine gjiore tek “Shoqeria kriminale shqiptare”, sepse ajo e ka pushtetin e vertete. Drejtoret jane sherbetore te SHKSH-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu