• |
ide | kryesore

Turisti polak bie nga shkëmbi në Theth, kërkohet ndihmë nga ajri

Lajme



Një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth pasditen e kësaj të enjteje. Gjendja shëndetësore e tij është e rëndë dhe për nxjerrjen e tij është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Sipas News 24, turisti ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa mësohet se ka thyer këmbët.

Njoftimin për ngjarjen e kanë bërë vetë banorët e zonës. Mësohet se turisti që është rrëzuar është alpinist dhe ka qenë duke ngjitur majën e Harapit në momentin kur ka rënë nga lartësia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *