• |
ide | kryesore

Video/ Shihnin një ndeshje futbolli, përmbytja i merr jetën 7 personave: pamje tronditëse

Sport, Video



Në fshatin Tizert në rajonin e Taroudant (jug i Marokut), një përmbytje e papritur nga lumi ka vrarë të paktën shtatë persona që po ndiqnin një ndeshje futbolli të një turneu lokal. Mes viktimave ishte edhe Hanafi Hilali, një 35 vjecar që sapo ishte martuar. “Vëllai im po kërkonte shpëtim në catinë e dhomave të zhveshjes, por është marrë përpara nga ujërat”, ka treguar Mohamed Hilali për Associated Press. Të dy vëllezërit kishin mbetur të bllokuar në fushë, por Mohammed vrapoi të shpëtonte djalin e tij dhe një kushëri, të dy fëmijë të vegjël. “Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Nuk mund të kthehesha të shpëtoja vëllain”, tha i mbijetuari. Mes të vdekurve edhe një 17 vjecar dhe një person i moshuar.

Imazhet e filmuara nga një telefon celular janë impresionuese, ndërsa janë transmetuar tashmë në rrjetet sociale, duke treguar ujërat e baltosura që dolën nga shtrati i lumit për të vërshuar në fushë në pak sekonda. Shërbimi metereologjik i Marokut kishte lajmëruar për rreziqet nga koha e keqe në disa rajone të vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=RH6-WvFTED8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *