• |
ide | kryesore

27 mijë euro mall kontrabandë në Lezhë, arrestohet 46-vjeçari me banim në Rumani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet ne flagrance teksa ishte me makine ne aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, nje shtetas 46 vjecar, banues në Rumani. Policia ben me dije se shtetasit me iniciale I.G. vjeç 46, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro.

“Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë”- njofton policia, duke dhene detaje per arrestimin e tij, ne vijim te operacionit kundër informalitetit.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit, në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G. vjeç 46, banues në Rumani.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *