• |
ide | kryesore

Basha: Qeveria e Ramës ka shpenzuar në gjashtë vite 32.5 milionë euro për bileta avioni (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook”, thekson se shqiptarët sot janë më të varfër, pasi janë vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij oligarke.

Sipas Bashës, “miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme”.

“Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e kreut të PD.

Mesazhi i Bashës:

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur. Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme. Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Edi Rama është artist i mashtrimit.

Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa



5 Comments

  1. Heu bre !!!
    Po na i nxirr nje cike keto biletat ti shohim..

    Na nxirr ca dokumente qe te te besojme.

    O lulush a e di ti sa shume eshte 32.5 miljon euro ? I bie qe per nje vit te jene blere bileta avjoni per 6.4 miljon euro.
    ose cdo muaj te jene shpenzuar per bileta avjoni 530 mije euro …

  2. Me siguri keshtu u hodhe perpjete edhe para 2 javesh kur degjove per akomodim 700 EUR/nata, apo jo? Pastaj, me siguri ke thene aa tani e besoj se doli fatura. Pse me duket qe nuk ka ndodhur as njera dhe as tjetra? Sepse militanti hidhet perpjete kur dikush i ve ne dyshim “ndershmerine” e idhullit te vet skizofreno pervers.

  3. Nese çmimi mesatar i nje bilete eshte 500€, atehere :

    32500000 / 500 = 65000 bileta ne total per 6 vite.
    65000 / 6 = 10833 bileta ne vit..
    10833 / 12 = 902 bileta ne muaj
    902 / 30 = 30 bileta ne ditë

      1. po e sakte me at supozimin tim 500euro bileta. per cdo dite kalendari, edhe weekend-et…

        Jo nuk e besoj aspak, bera ket llogari per te pare me afer, dhe te shof me kjart se kur e pash 32.5 mln euro mu duken teper.. (mendova se i ka logaritur te gjith shqiptaret qe bejn turizem jasht shqipris..)

        nese zyrtaret e qeveris kan bere gjith keto udhtime kjo i bie qe kan qen me shum jash shqipris se sa ne shqiperi : nga ketu, kjo mund leht te vertetojm prezencen e tyre, ne shqipri (parlament, kuvend,…)
        Ju pershendes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *