• |
ide | kryesore

Brexit/ Johnson: Bisedimet me BE-në do të intensifikohen

Planet



Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se do të angazhohet që të “shpejtojë” bisedimet me Bashkimin Evropian, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re për çanëtarësimin e vendit nga Unioni, para 31 tetorit, afatit të shtyrë në Samitin e Brukselit në prill.

Negociatorët britanikë do të zhvillojnë takime intensive (2 herë në javë) me homologët e tyre në BE përgjatë shtatorit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re tërheqjeje. “Ne jemi të gatshëm të punojmë në një mënyrë të vendosur për të arritur një marrëveshje”, është shprehur Johnson për mediat.

Negociatori kryesor i kreut të ekzekutivit britanik do të jetë David Frost, i cili në varësi të bisedimeve do të shoqërohet në Bruksel nga zyrtarë të ndryshëm, përfshirë ekspertë për dogana, çështje tregtare etj. “Diskutimet deri më tani kanë treguar se të dyja palët mbeten disi larg nga çështjet kryesore, por që janë të gatshme të punojnë shumë për të gjetur një rrugëdalje”, thekson qeveria britanike përmes një deklarate.

Kjo deklaratë vjen dy ditë pas miratimit nga mbretëresha Elisabeth II të kërkesës së Johnson-it për pezullimin pesëjavor të punimeve të Parlamentit, me qëllim që t’u ndalohej me çdo kusht legjislatorëve shtyrja e finalizimit të procesit të Brexit-it. Vendimi nxiti reagime të ashpra nga deputetët dhe kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje, si edhe u shoqqrua me nismën për nënshkrimin e një peticioni, si një sfidë ndaj lëvizjes së Johnson-it,  që deri më tani ka mbledhur më shumë se një milionë firma.

Kryeministri Johnson ka deklaruar se kërkon largimin nga BE-ja përmes arritjes së një marrëveshjeje, por edhe në të kundërt, “divorci” do të ndodhë gjithsesi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *