• |
ide | kryesore

Disiplina i komplikon jetën Partizanit: Lerda dy javë pa Solomon

Sport, Video



Pak vendime për tu marrë, me vetëm Superioren në aktivitet, por Disiplinori ka bërë të qartë se do të jetë me dorë të hekurt kundër cdo sjellje antisportive. Kartoni i kuq në ndeshjen debutuese mes Partizanit e Kukësit do ti kushtojë dy javë pezullim Theophilus Solomon dhe Bruno Lulajt.

Dy lojtarët kanë qenë protagonistë të një episodi të pakëndshëm, ku lojtari i të kuqve provokoi me kokë mbrojtësin e Bluve që reagoi duke e shtyrë nga prapa. Në fakt lojtarët e kanë kryer një javë pezullim në javën e dytë, por nuk do të jenë të gatshëm për teknikët Franco Lerda e Shpëtim Duro edhe në ndeshjet e fundjavës respektivisht kundër Flamurtarit dhe Laçit.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.08.2019

1. Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

2. Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *