• |
ide | kryesore

Disney thyen tekordin për 2019

Paparazzi, Slider



Falë arkëtimeve të “Aladdin”, “Toy Story 4”, ”The Lion King” dhe mbi të gjithë “Avengers: Endgame”, Disney vendosi një rekord të ri arkëtimesh për një studio kinematografike përgjatë një viti.

Pas kësaj fundjavë, Disney kaloi kuotën e 7.67 miliardë dollarëve në të gjithë botën, duke kaluar rekordin e tij prej 7.61 miliardësh në vitin 2016.

Rezultati është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh se jemi akoma vetëm në korrik dhe mbi të gjitha që Disney ka ende tre ase në mëngë për t’u marrë parasysh; “Frozen 2”, “Maleficent 2” dhe padyshim “Star Wars : Rise of Skywalker”, të gjitha me premierë në fund të vitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *