• |
ide | kryesore

FOTO/ Vajza gjen 7 mijë euro në rrugë, por i kthen sepse i kishin humbur një…

Lapsi Leaks



Ka bërë xhiron e medieve historia e kroates, Jasna Vrhovac që gjetur 7 mijë euro në rrugë. Ajo lajmëroi në Facebook për vendin dhe shumën ku i gjeti duke kërkuar pronarin të shkojë t’i marrë. Vajza publikoi një foto të zarfit, por duke e mbuluar shënimin që kishte mbi të. Në postimin e saj ajo tha se kush i kishte humbur “duhet ta dinte shumën e saktë dhe çfarë shkruhej mbi zarf”. Ajo tha se do ta mbante zarfin për 2 ditë dhe më pas do ta dorëzonte në polici për tu marrë ajo.

Më vonë u mësua se ato i kishin humbur një të moshuari të cilit i kishte rënë zarfi me paratë, e dërguara nga djali i tij nga Gjermania. Djali i kishte dërguar paratë për të shlyer kredinë bankare për një shtëpi që e kishin në hipotekë. Paratë ishin në zarf në të cilin ishte shkruar vetëm “për babain”, por Jasna ka shpërndarë një foto në Facebook dhe më në fund është gjetur pronari. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *