• |
ide | kryesore

Habit Trump: Do krijojmë ushtri në hapësirë

Planet



Nga pamja e paqtë e kopshtit të trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë , presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi rrezikun e një lufte hapësinore, duke njoftuar krijimin e një ushtrie “të qiellit”.

“Është diçka e madhe. Hapësira është fronti i ardhshëm i luftës dhe unë mendoj se kjo është e dukshme për këdo”, u shpreh Trump, i cili i vetshpallur “armik” i të gjithëve, i druhet kërcënimeve që mund të vijnë përtej planetit.

“Rreziqet për vendin tonë evoluojnë në mënyrë konstante dhe ne duhet të evoluojmë po ashtu. Tani, ata që duan të dëmtojnë Shtetet e bashkuara, kërkojnë të na sfidojnë në hapësirë. Dhe kjo do të jetë një lojë krejt e ndryshme”, shtoi Trump.

Operacionet e komandës hapësinore pritet të përfshijnë edhe mundësimin e navigimit të bazuar mbi satelitët dhe komunikimet për trupat në fushë, duke siguruar paralajmërime për lançime raketash dhe mbrojtje nga ndonjë ndërhyrje e mundshme Rusia apo Kina.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se forca hapësinore e SHBA-ve do të krijohet shumë shpejt, si Dega e Gjashtë e Forcave të Armatosura amerikane.

Kjo njësi, që do ti bashkohet ushtrisë, marinës, Forcës Ajrore, Marine Corps dhe Rojës Bregdetare, si shërbim i ndarë, nuk e ka marrë ende miratimin e kongresit, por çështja pritet të diskutohet pas përfundimit të pushimeve verore.



1 Comment

  1. njerzimi po ecen drejt pikes zero me shpejtesi te paimagjinueshme,sejcili kerkon qe qendrojne I pari,por kjo ,nuk mund te ndollin ,pafundesisht,arsyet,sepse 1 gjitha krijesat ,padrejtesia I shkatrron ,2,,fuqia me te cilen pretendojne te gjith te mbrohen ose sulmojne ,eshte shkatrruese me shkall te larte ekstreme,njeriu ben planifikimin e jetes mbi bazen e burimeve te saje por padrejtesia po I shkatrron ,por ne fakt shkatrrimin e vet askush nuk e deshiron ndersa me gjymturet e tije vrullshem po I sherbejne,dhe po te vazhdohet keshtu,shkatrrimi botes do te jete I sigurte dhe shpejte,nese vendoset ndryshimi per mire do kemi nje ndryshim per mire te kunderten e ketije raliteti,nje rralitet te mire ku do flitej veprohej vetem e mira per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *