• |
ide | kryesore

Keni plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

Lajme, Të fundit



Sipas institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 33 °C

në vendet e ulëta: 21 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C.

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE

Sot pritet rrezik “I LARTË’’ në qarkun e Fierit dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Jug-Perëndim), Kukës (Lindje), Lezhë (Perëndim), Durrës (Perëndim), Tiranë (Jug-Perëndim), Elbasani (Perëndim), Berat (Perëndim), Korçë (Lindje), Vlorë (Jug) dhe Gjirokastër (Jug).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *