• |
ide | kryesore

‘Mbreti Luan’ zgjedh Napolin i bindur nga De Laurentiis: në fundjavë vizitat mjekësore

Sport



Eshtë Fernando Llorente sulmuesi i zgjedhur nga Napoli për të kompletuar organikën në dispozicion të Carlo Ancelotti. Agjentët e spanjollit, në bisedë me Aurelio De Laurentiis, kanë arritur mirëkuptimin final për një kontratë dy vjecare. Qendërsulmuesi, që ishte pa kontratë pas eksperiencës tek Tottenham, do të kryejë vizitat mjekësore në fundjavë, përpara se të firmosë me të kaltrit.

Napoli, pasi tentoi të bindte Icardi e pasi e priti për javë të tëra, ka vendosur të heqë dorë nga Maurito për të mbyllur tratativën me Llorente, me të cilin bisedimet ishin intensifikuar në javët e fundit. Pas mbërritjes së Lozano, ish-sulmuesi i Tottenham do të pasuronte më shumë një repart ofensiv të mbuluar në cdo pozicion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *